I merituar/ “Mrekullia në qiellin e 7” fiton çmimin “Filmi më i mirë i vitit”

  • G.G /
  • 29 September 2020 - 10:23
I merituar/ “Mrekullia në qiellin e 7” fiton çmimin “Filmi më i mirë i vitit”

“Mrekullia në qiellin e shtatë” ka qenë filmi më i ndjekur i këtij viti, jo vetëm në Turqi, Shqipëri e vendet fqinje, por fama e këtij filmi shkoi deri në Amerikë e shumë vende të botës. Historia e Ovës dhe Memos përloti të gjithë dhe filmi arriti një sukses të padiskutueshëm.

Së fundmi ky film është vlerësuar edhe me 6 çmime në “Festivalin e Filmit në Izmir”. Aras Bulut Iynemli mori çmimin “Aktori më i mirë mashkull” dhe Nisa Sofiya Aksongur çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”. Po ashtu filmi rrëmbeu edhe çmimet: “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë”, “Kinematografia më e mirë” dhe “Aktori më i mirë suportues”.

(Kosova Sot Online)