WOW! Linda Halimi befason me format trupore dhe zbulon sekretin e rezultateve perfekte

  • G.G /
  • 29 shtator 2020 - 10:48
WOW! Linda Halimi befason me format trupore dhe zbulon sekretin e rezultateve perfekte

Linda Halimi vitet e fundit ka pësuar një ndryshim drastik në fizikun e saj, duke arritur peshën ideale pas humbjes së kileve të tepërta. Këngëtarja është kujdesur për veten duke u stërvitur vazhdimisht në palestër e duke konsumuar ushqime të shëndetshme.

Së fundmi ajo ka ndarë në rrjete sociale një foto me ndjekësit dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë me rezultatin që ka arritur me trupin e saj. Ajo ka treguar se ka forma perfekte dhe duke pozuar ka vënë në dukje të pasmet e saj.

Këngëtarja ka zbuluar se për 10 vite me radhë ajo nuk ka konsumuar fare mish dhe se këto kohë ka shtuar në dietën ushqimore vetëm mishin e gjelit të detit.

“Jam shumë më e rëndë në pesha së fundmi, gjithashtu kam nisur të shtojë në dietën time pak mish gjel deti (nuk kam ngrënë mish për një dekadë) qëllimi im ka qenë që të shtojë pak peshë dhe masë muskulare dhe besoj se ja kam arritur apo jo? Më duket sikur po më pëlcasin të pasmet”, ka shkruar Halimi përkrah fotos.

(Kosova Sot Online)