Babai i Bella-s dhe Gigi-t sapo i hodhi një thumb familjes Kardashian: Unë nuk i shes fëmijët për karrierë!

  • G.G /
  • 29 September 2020 - 10:51
Babai i Bella-s dhe Gigi-t sapo i hodhi një thumb familjes Kardashian: Unë nuk i shes fëmijët për karrierë!

Epo të jesh prind i dy modeleve më të famshme në botë nuk është aspak e lehtë dhe këtë gjë sapo e ka dëshmuar babai i Gigi dhe Bella Hadid. Ai ka treguar për revistën “Time” se për të ka qenë një barrë e madhe të ketë si fëmijë disa personazhe të njohur.

“Njerëzit nuk më shohin si Mohamed Hadid. Ata më shikojnë si babain e Gigi-t, Bella-s, Anwar-it, Alana-s dhe Marielle-s. Është e rrezikshme për mua të jem babai i tyre. Duhet të jem shumë i kujdesshëm. Çdo gjë që bëj është reflektim për ta. Njerëzit përdorin fëmijët e mi si instrument për të më sulmuar. Thjesht të jem babai i tyre ka qenë barrë e jashtëzakonshme për mua. Ata ishin fëmijët e mi. Ndërsa tani unë jam babai i tyre”, ka thënë ai.

Mohamed ka treguar se atij dhe familjes i bëhen shpesh oferta për të shfaqur jetën e tyre në televizoin, por ata nuk janë të interesuar.

“Ne nuk jemi familja Kardashian. Ne kemi një jetë më private se sa njerëzit mendojnë. Kendall është shoqja e vajzave të mia dhe ne kemi shumë respekt për punën e tyre. Por unë nuk i përdor fëmijet e mi për karrierën time. Unë i mbroj ata. Nuk dua t’i nxjerr në rrugë dhe të bëj foto me ta. A do të bëjmë ne ndonjë shfaqje? Jo, nuk mendoj se do të ndodhë ndonjëherë”, është shprehur babai i modeleve.

(Kosova Sot Online)