Kida hap zemrën për publikun: Fëmijën e parë dua ta kem vajzë

  • G.G /
  • 29 September 2020 - 10:57
Kida hap zemrën për publikun: Fëmijën e parë dua ta kem vajzë

Kida, ngelet padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Mirëpo për publikun Kida ka ngjarë me një ekuacion me shumë të panjohura duke qenë se këngëtarja nuk ka folur asnjëherë nëse është apo jo në një lidhje.

Në një intervistë për “After Party” tregoi se nuk është në një lidhje po gjithsesi ajo foli në lidhje me planet e dasmës.

Një festë tradicionale por dhe private në të njëjtën kohë është dëshira e Kidës përsa i përket ditës së dasmës. Madje, Kida, ka treguar një tjetër dëshirë të saj , duke treguar për ndjekësit se ajo dëshiron shumë që fëmijën e parë ta ketë vajzë.

(Kosova Sot Online)