Cila aktore fitoi kontratën me Netflix?

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 19:10
Cila aktore fitoi kontratën me Netflix?

Një prej aktoreve turke më të dashura për publikun, Hazal Kaya do të jetë ylli i serialit të ri të Netflix.

Fansat e aktores janë shumë të lumtur për këtë lajm, por disa të tjerë janë të mërzitur.

Çfarë ka ndodhur?

Bëhet fjalë për fansat e aktores tjetër turke Serenay Sarëkaya, sipas të cilës ky do të ishte “roli i jetës” dhe do të realizonte ëndrrën e saj duke u bërë pjesë e serialit të ri që nuk iu ofrua kurrë.

Serenay nuk u bë pjesë e serialit, por producenti dhe regjisori Emre ëahin ia ka dhënë rolin Kaya, me të cilën aktualisht po bashkëpunojnë në filmin e ri “Çfarë mund të bëj?”.

Më herët Hazal Kaya ka folur për një projekt televiziv në të cilin ajo do të kombinonte jetën e saj si nënë e përkushtuar dhe atë profesionale, me shumë mundësi ka folur për këtë produksion.

Seriali i ri quhet “Pera”, bazuar në romanin best-seller “Mesnatë në Pallatin Pera: Lindja e Stambollit Modern” të shkrimtarit Charles King, transmeton tvklan. Në qendër të serialit është historia e jazz, politika, emigracioni dhe jeta e natës në Stambollin e viteve 1980-90.

Image


(Kosova Sot Online)