Pritja e ëmbël nuk shkon si duhet, modelja shtrohet me urgjencë në spital

  • G.G /
  • 30 September 2020 - 10:14
Pritja e ëmbël nuk shkon si duhet,  modelja shtrohet me urgjencë në spital

Modelja e njohur, Chrisy Teigen dhe këngëtari John Legend janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të tretë. Mirëpo duket se për modelen shtatzënia ka qenë shumë e vështirë. Ajo është shtruar në spital pasi kishte hemorargji të vazhdueshme.

“Kam pasur gjithmonë gjakderdhje. Jam në gjysmën e shtatzënisë dhe gjakderdhja vazhdon prej 1 muaji. Ndoshta më pak se një muaj”, tregoi Chrissy.

Megjithatë modelja i ka siguruar fansat e saj se si ajo ashtu edhe bebi tashmë janë mirë. Kujtojmë se për modelen është hera e parë që po lind në mënyrë natyrale, pasi dy herët e tjera ajo ka mbetur shtatzënë përmes metodës in vitro.

(Kosova Sot Online)