Dua Lipa përfshihet në debatin Trump – Biden, përqesh stilin e flokëve të presidentit amerikan

  • E.K /
  • 30 September 2020 - 10:22
Dua Lipa përfshihet në debatin Trump – Biden, përqesh stilin e flokëve të presidentit amerikan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka komentuar debatin e mbrëmshëm për zgjedhjet presidenciale në Amerikë mes Donald Trump dhe Joe Biden.

Dua Lipa e cila njihet për qasjen e saj kundër politikave të presidentit aktual amerikan ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku ka ironizuar me flokët e Donald Trump.

“70 mijë dollarë shpenzime për flokë dhe floktari i tij prapë e urren atë”, ka shkruar Dua Lipa sipër një InstaStory, duke përqeshur flokët e Trump-it.

Ndryshe, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kandidati demokrat për këtë post, Joe Biden, janë përplasur për disa çështje gjatë debatit të parë për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Sipas një ankete të organizuar nga televizioni CNN, gjashtë në dhjetë përcjellës të debatit mes dy kandidatëve presidencialë në Shtetet e Bashkuara mendojnë se Joe Biden ka dalë fitues, ndërsa vetëm 28 për qind besojnë se debatin e fitoi presidenti aktual.

(Kosova Sot Online)