E dhimbshme/ Këngëtarja e njohur humb bebin gjatë shtatzënisë

  • G.G /
  • 30 September 2020 - 11:48
E dhimbshme/ Këngëtarja e njohur humb bebin gjatë shtatzënisë

Një lajm tepër të dhimbshëm ka dhënë përmes rrjeteve sociale këngëtarja e njohur turke, Petek Dinçoz. Këngëtarja ka humbur fëmijën e saj të dytë gjatë shtatzënisë, për shkak të problemeve shëndetësore.

Pak kohë më parë, Dinçoz ndau me të gjithë lajmin e bukur se do bëhej nënë për herë të dytë e madje zbuloi edhe gjininë. Këngëtarja do të bëhej me vajzë, por siç tregon ajo, për shkak të sëmundjes së kockave dhe teroides, ajo e ka humbur bebin.

"Gëzimi im për t'u bërë nënë për herë të dytë fatkeqësisht u ndërpre për shkak të sëmundjes sime të kockave dhe sëmundjes së teroides. Dëshira jonë e vetme ishte të zgjeronim familjen dhe ta bënim djalin tonë Irfan Aslan me një motër. Uroj që Zoti t'i japë shëndet çdo gruaje që dëshiron të bëhet me fëmijë", shkruan këngëtarja.

Petek Dinçoz është e martuar me biznesmenin Serkan Kodaloglu. Çifti kanë një djalë.

(Kosova Sot Online)