Heq dorë nga Kisha, bëhet striptise! Nëna e tre fëmijëve: Jam më e lumtur se kurrë më parë

  • G.G /
  • 30 September 2020 - 13:34
Heq dorë nga Kisha, bëhet striptise! Nëna e tre fëmijëve: Jam më e lumtur se kurrë më parë

Nëna e tre fëmijëve, Nikole Mitchell, është kthyer nga pastore në një striptiste dhe thotë se nuk ka qenë kurrë më e lumtur, pasi përqafoi identitetin e saj të vërtetë një vit më parë.

Mitchell, e cila vjen nga një familje e rreptë konservatore, tha për “New York Post” se që e vogël kishte fantazuar të bëhej striptiste.

“Isha mësuar të besoja se dëshirat dhe trupi im ishin të lindur mëkatarë dhe të këqij.

Ndër vlerat e tjera që më mësuan ishte se gratë nuk lejoheshin të drejtonin dhe se ato e kishin vendin në kuzhinë si edhe të kujdeseshin për fëmijët e tyre”,- u shpreh ajo.

Por Nikole nisi dyshimet mbi seksualitetin e saj në 2016 kur ndoqi një performancë të orientuar nga LGBT. Aty ajo kuptoi se ishte biseksuale ose panseksuale.

“E dija që nëse e deklaroja veten time do të humbisja gjithçka, sepse kisha nuk është mirëpritese ndaj biseksualëve,”- tha ajo.

Pasi i propozuan të bëhej pastore në kishë, Mitchell tregon se e kishte pranuar diçka të tillë vetëm sepse do të ngjitej në skenë dhe do të performonte. Kjo ishte ajo që gjithmonë kishte dashur të bënte dhe ëndrra e saj më e madhe.

Por pasi e bëri deklarimin në një video në Youtube, Nikole, u divorcua nga partneri dhe u vendos në Los Angeles, ku thotë se është “më e lumtur se kurrë”.

(Kosova Sot Online)