Këngëtari kosovar: Ia kemi q* nanen popullit nga 5000 – 7000 euro në dasma - Zoti po na dënon

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 18:15
Këngëtari kosovar: Ia kemi q*  nanen popullit nga 5000 – 7000 euro në dasma - Zoti po na dënon

Këngëtari Labinot Rexha i ka reaguar  këngëtarit të njohur shqiptar Shkëlzen Jetishit-Xenit, pasi ky e quajti  Rexhën ‘tallavagji’, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E gjitha kjo ka filluar lidhur me një deklaratë të Labinotit rreth vetëvrasjes së muzikantit Behar Morina.

Rexha në një intervistë të dhënë së fundi kishte pretenduar se arsyeja e vetëvrasjes së muzikantit Behar Morina lidhet me krizën financiare që e shkaktoi pandemia.

 

Këngëtarit të njohur shqiptar Shkëlzen Jetishit-Xeni në një reagim tha se arsyen e vdekjes së Morinës nuk e dinë as familja e as policia, ndërsa e quajti Rexhën ‘tallavagji’.

Derisa  Labinot Rexha e akuzoi Xenin për vjedhje të këngëve, ndërsa tha edhe se kanë hyrë në gjynah duke u marrë qytetarëve shuma të mëdha të parave për dasma deri në 7000 mijë euro, e që sipas tij ia kanë q* nanen popullit.

Postimi i plotë:

Image

(Kosova Sot Online)