Beatrix Ramosaj flet për problemet me gjumin: Dëgjoj zëra demonësh

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 23:39
Beatrix Ramosaj flet për problemet me gjumin: Dëgjoj zëra demonësh

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, u tregua e hapur me fansat e saj në korrik të vitit 2019, ku kishte rrëfyer se si gjatë një nate vere kishte përjetuar paralizën e gjumit.

Duke shquar si një nga ndjenjat më të këqija, këngëtarja Ramosaj vazhdon të theksojë se ende nuk bëhet rehat në gjumë.

Në disa postimet të fundit në rrjetet sociale, Beatrix u ka rrëfyer fansave me shqetësim, se si gjatë natës dëgjon zëra të çuditshëm.

“Jam shumë e inatosur, prej javësh kam probleme me gjumin. Nuk kam përjetuar paralizën e gjumit prej muajsh, por çdo natë vazhdon të jetë një luftë. Jam përpjekur të shmang fjetjen me shpinë për shkak të paralizës së gjumit. Gjëja më e keqe që më ka ndodhur! Arrita në një pikë që fillova të filja duke mbuluar fytyrën, ndryshe nuk e përballoja dot”, ka rrëfyer fillimisht këngëtarja.

Image

(Kosova Sot Online)