“Manipulon njerëzit në emrin tim”, Leonora Jakupi tregon se çfarë i ndodh me faqen në ‘Facebook’ dhe i kërkon të gjithëve ta raportojnë

  • G.G /
  • 01 October 2020 - 11:34
“Manipulon njerëzit në emrin tim”, Leonora Jakupi tregon se çfarë i ndodh me faqen në ‘Facebook’ dhe i kërkon të gjithëve ta raportojnë

Me postimet e fundit në ‘Instastory’, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka kërkuar që ndjekësit të raportojnë një llogari në ‘Facebook’ në emrin e saj e cila mashtron njerëzit për produkte të ndryshme.

“Të dashur miq, raportojeni këtë faqe në Facebook e cila manipulon njerëzit në emrin tim. Lajme fallco, adresë fallco”, ka shkruar Jakupi në postimet e fundit, duke treguar se asgjë nga postimet nuk lodhet me këngëtaren.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që individë të ndryshëm “vjedhin” ose hapin adresa të reja duke përdorur emrin e personazheve të njohur për përfitime personale.

Edhe moderatorja e njohur, Nevina Shtylla tregoi në muajt e verës së prej disa kohësh emri i saj përdorej për t’u shitur produkte të ndryshme.

(Kosova Sot Online)