Pas aludimeve se është kthyer me Loredanën, Mozzik përgjigijet kështu kur e pyesin për dasmën: Me tubana…

  • G.G /
  • 01 October 2020 - 11:37
Pas aludimeve se është kthyer me Loredanën, Mozzik përgjigijet kështu kur e pyesin për dasmën: Me tubana…

Me anë të disa përgjigjeve të dhëna në rubrikën ‘After Party’, Mozzik ka zbuluar disa detaje që më parë ndjekësit nuk i kanë dëgjuar. Reperi ka pohuar se dëshiron një familje të madhe sa një ekip futbolli e midis një dasme tradicionale apo private përgjigja e tij ka qenë e qartë: “Me tubana si në Shqiptari”.

I vënë midis zgjedhjes së një vajze brune apo bionde, reperi i ka zgjedhur të dyja, duke mos lënë vend për dyshime tek ndjekësit me përgjigjen e tij.

Kujtojmë se ditët e fundit, fotot dhe videot me Loredanën kanë bërë xhiron e rrjetit, duke treguar se dyshja është rikthyer tashmë bashkë. I pyetur nëse do të rikthehej me mamanë e vajzës së tij, Mozzik vendosi të hajë ushqimin, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se tani është sërish pranë Loredanës.

(Kosova Sot Online)