Kush e ka zili Dafina Zeqirin që prej vitit 2006? Këngëtarja ka një sërë gjërash për të thënë në postimet e fundit

  • G.G /
  • 01 October 2020 - 11:43
Kush e ka zili Dafina Zeqirin që prej vitit 2006? Këngëtarja ka një sërë gjërash për të thënë në postimet e fundit

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj disa foto shoqëruar me shkrime të cilat kanë ngjallur jo pak kureshtje tek ndjekësit.

“Për kurorë nuk kam nevojë, mikrofonin kur e kam në dorë. Zili zili që prej vitit 2006”, ka shkruar Dafina krah postimeve të fundit në ‘Instastory’, por duke mos saktësuar asnjë fakt se me kë lidhen këto shkrime.

Fill pas këtij momenti ndjekësit kanë nisur spekulimet, ndonëse vetë Dafina ka zgjedhur të heshtë. Me siguri në ditët në vazhdim vetë Zeqiri do të shtojë detaje të tjera lidhur me këto postime. Kujtojmë se prej kohësh Dafina është ndër emrat më të dashur të muzikës shqiptare, e cila ka sjellë një sërë këngësh që janë kthyer menëjherë në hite.

Zeqiri është komentuar gjithashtu dhe për ‘loook-un’ e saj, të cilin e ka ndryshuar jo pak herë, duke u shfaqur përherë e më shumë moderne.

(Kosova Sot Online)