“Më prekte vazhdimisht”! Ish-truproja akuzon Kris Jenner për ngacmim seksual! Reagon 64-vjeçarja, njëra nga vajzat i del në krah

  • G.G /
  • 01 tetor 2020 - 14:51
“Më prekte vazhdimisht”! Ish-truproja akuzon Kris Jenner për ngacmim seksual! Reagon 64-vjeçarja, njëra nga vajzat i del në krah

Kourtney Kardashian i ka dalë në mbrojtje të ëmës Kris Jenner e cila po përballet me akuzat e një ish-truproje për ngacmim seksual në vitin 2017.

Nënë e bijë mohojnë pretendimet e ngacmimit seksual në një proces të ri gjyqësor të ngritur nga ish-truproja, i cili ka punuar për familjen.

Jenner, 64 vjeç, po akuzohet për “veprime të padëshiruara seksuale dhe ngacmime e sjellje të keqe”, sipas dokumenteve të gjykatës.

Kourtney, 41 vjeç, është renditur si e pandehur në padinë e ngritur nga Marc McWilliams, i cili pretendon ngacmim seksual, ambient armiqësor, diskriminim racor dhe diskriminim gjinor.

Avokati i Jenner, Marty Singer, mohoi pretendimet në një deklaratë për DailyMail.com: “Kris Jenner dhe Kourtney Kardashian me forcë mohojnë pretendimet krejtësisht të rreme të bëra nga ish-roja i sigurisë Marc McWilliams”.

Truproja, Marc McWilliams poshtë majtas

Edhe pse Kourtney është emëruar në padi, ajo nuk akuzohet se ka bërë ndonjë gjë të pahijshme.

“Kur Kris dhe Kourtney  të fitojnë këtë proces gjyqësor joserioz, ato synojnë të padisin menjëherë McWilliams dhe avokatët e tij për ndjekje penale me qëllim të keq”.

McWillliams thuhet se punoi për familjen në vitin 2017 dhe pretendoi se Kris “filloi një model sjelljeje që përfshinte kontakte fizike jo-konsensuale me paditësin e një natyre të papërshtatshme dhe seksuale”.

Ai gjithashtu pohoi që Kris ishte vazhdimisht në kontakt intim me trupin e tij.

Pretendimi përfshin: “Masazhimin e qafës, shpatullave, krahëve dhe shpinës pa pëlqimin e tij, duke bërë që dora e saj të qëndrojë mbi kofshën dhe ijën, duke bërë që të pasmet e saj të fërkohen me shpinën (e tij) dhe / ose pjesën e pasme pa pëlqim ose aprovim …”

(Kosova Sot Online)