4 mijë euro kushton xhaketa e re që e bleu Leonora Jakupi për Vjeshtë

  • A.P /
  • 01 October 2020 - 22:23
4 mijë euro kushton xhaketa e re që e bleu Leonora Jakupi për Vjeshtë

Faqja në ‘Instagram‘, ‘What they wearin‘ vazhdimisht publikon fotografi duke treguar shifrat e parave të veshjeve të famshmëve të estradës shqiptare.

Së fundi, kjo faqe ka publikuar veshjen e këngëtares, Leonora Jakupi.

Këngëtarja shihet e veshur me kostum të markës ‘Versace‘ ku vetëm palltoja ka një çmim jo edhe aq të lirë.

Palltoja që artistja shqiptare ka zgjedhur ta vesh bashkë me pantolla ka çmimin 3,850 euro, kurse rripi  490 euro. Pra këngëtarja ka shpenzuar gjithsej 4,340 euro për këtë veshje.


(Kosova Sot Online)