U mundua ta fshihte gjatë gjithë kohës, flet gjyshja 60-vjeçare: Gjoksi më jep vetëbesim dhe më bën të ndihem s*ksi

  • G.G /
  • 02 October 2020 - 13:00
U mundua ta fshihte gjatë gjithë kohës, flet gjyshja 60-vjeçare: Gjoksi më jep vetëbesim dhe më bën të ndihem s*ksi

Një 60-vjeçare i ka befasuar të gjithë, pasi tha se i pëlqente të mos e fshihte më gjoksin.

Sipas “The Sun”, Joanna Chamberlain është gjyshe dhe nënë e dy fëmijëve.

Dhjetë vite më parë, Joanna ka qenë modele, por asnjëherë nuk e kishte pëlqyer trupin e saj.

Tani, pasi është zotuar të kujdeset për mendjen dhe vetveten, thotë se nuk është ndjerë kurrë më e lumtur me trupin e saj.

“Gjoksi filloi të më formohej që në shkollën fillore. Mbaj mend, ishte viti 1969 dhe ndryshe nga miqtë e mi, trupi po më ndryshonte para të gjithëve, ndërkohë që mami ende këmbëngulte të vishja jelekë! 

Jelekët e mamit nuk më bënë punë, prandaj, në moshën 13 vjeç, kurseva para dhe bleva sytjenat e para.

Por për disa arsye ndihesha e pasigurt dhe kisha vetëvlerësim të ulët.

Gjoksi i madh u bë shkak që të largohesha nga shkolla. Të gjithë mendonin se gjoksi i madh është i bukur, por i imi ishte jashtë proporcionit me trupin.

Për fat të mirë, burri im Patrick, një analist biznesi, të cilin e takova gjatë kohës që punonim së bashku, i do dhe gjithmonë i ka dashur.

Ne u martuam në 1981, kur isha 21 vjeç dhe tani kemi dy fëmijë!

Por para se të takoja Patrick, gjithmonë ndihesha në siklet me burrat që më shihnin lakuriq.

Kam 39 vite e martuar, por kur linda fëmijë, madhësia e gjoksit tim arriti kulmin, pasi u zmadhua jashtëzakonisht shumë për shkak të qumështit”- rrëfeu 60-vjeçarja.

“Vetëm kur mbusha 51 vjeç, më në fund vendosa të përqendrohesha tek vetja. Një i afërm më tha se isha e shëndoshë dhe kjo më tronditi dhe më shtyu të bëja një ndryshim.

Kam humbur peshë duke ngrënë shëndetshëm, duke u ushtruar në palestër dhe gjoksi im u zvogëlua.

Isha 55 vjeç dhe u kërkova nga kompania që më ndihmoi të humbja peshë për të bërë një fushatë për ta, ku do të isha në rolin e modeles.

E kuptova që gjoksi im dukej i mrekullueshëm për moshën time dhe duhet të jem krenare për to. Pastaj, vendosa të mos i lyeja më flokët, por t’i lija thinjat të dukeshin.

Kërkesa për modele u dyfishua brenda natës dhe tani ndihem gruaja më seksi ndër vite.

Unë kurrë nuk kam menduar se do të ndihesha kaq mirë me gjoksin në të gjashtëdhjetat. Është krejtësisht ndryshe nga sa ndihesha për to në të njëzetat“,- përfundoi ajo.

(Kosova Sot Online)