
Grimieri shqiptar feston ditëlindjen, nuk mungon urimi i Kim Kardashian: Të dua përgjithmonë

Mario Dedivanoviç është jo vetëm grimieri i Kim Kardashian prej më shumë se 10 vitesh, por edhe një ndër miqtë e saj më të mirë.
Grimieri shqiptar festoi ditën e djeshme 37-vjetorin dhe nuk mund të mungonte urimi i yllit të televizioneve.
Duke shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen që punojnë prej kaq shumë vitesh bashkë, Kim Kardashian shkroi se Mario është personi më besnik që ka njohur dhe është njeri i rrallë.
“Gëzuar ditëlindjen të vetmit. Të njoh prej më shumë se një dekade dhe je personi më besnik që njoh. Kaq i rrallë për tu gjendur. Të dua përgjithmonë,”– shkroi ajo.
Ndërsa ndau me ndjekësit edhe disa imazhe krah grimierit shqiptar, që nga nisja e miqësisë së tyre.
(Kosova Sot Online)