Rihanna mbledh yjet e pasarelave për të prezantuar koleksionin e të brendshmeve. Bella Hadid, Irina Shayk dhe Cara Delevingne “djegin” pasarelën

  • G.G /
  • 03 October 2020 - 10:30
Rihanna mbledh yjet e pasarelave për të prezantuar koleksionin e të brendshmeve. Bella Hadid, Irina Shayk dhe Cara Delevingne “djegin” pasarelën

Rihanna mblodhi yje të modelingut për të prezantuar koleksionin e ri të Savage X Fenty.

Disa nga modelet më të famshme dolën në pasarelë të enjten për të reklamuar koleksionin e të brendshmeve seksi në Los Angeles Convention Center.

Ishte vetë këngëtarja e famshme që udhëhoqi modelet në pasarelën e madhe, teksa ndiqej më pas nga Bella Hadid, Irina Shayk dhe Cara Delevingne.

Shfaqja e nxehtë e Savage X Fenty do të transmetohet sonte, 2 tetor, dhe modelet do të ngrejnë temperaturat të veshura me koleksionin e ri të këngëtares.

Rihanna u shpreh për People gjatë organizimit të shfaqjes u mundësua që të gjitha modelet të ishin të sigurta në mes të pandemisë COVID-19.

Forbes zbuloi në 2019 vitin se Rihanna, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, është artistja muzikore më e pasur femër.

Pasuria neto e këngëtares prej 600 milion dollarësh ka eklipsuar të ardhurat e fituara nga koleget e saj Beyonce, Madonna dhe Celine Dion.

(Kosova Sot Online)