Më shumë se 40 vjeçe është po Eranda Libohova bën plazh edhe tani në tetor

  • A.P /
  • 04 October 2020 - 10:46
Më shumë se 40 vjeçe është po Eranda Libohova bën plazh edhe tani në tetor

Ndonëse jemi zyrtarisht në vjeshtë, duket se temperaturat e larta të fundjavës i kanë dhënë mundësi të gjithëve të vizitojnë edhe njëherë bregdetin dhe të shijojnë diellin pranë tij.

Këngëtarja e njohur, Eranda Libohova ka ndarë në llogarinë e saj disa poza nga plazhi ku shfaqet me bi kini duke qeshur në det.

“Ah ky moti ma ka gjetur piken e dobet ! Pushim me kohe te plote !”, ka shkruar Eranda krah postimit të fundit, duke treguar se e ka shijuar plotësisht pushimin pranë detit.

Edhe më parë Libohova ka treguar se e shijon maksimalisht diellin dhe ngrohtësinë e tij, ndaj me siguri këto duhet të jenë ditët më të bukura për këngëtaren para se moti të ndryshojë duke i kursyer serish ditët me diell.

Image

(Kosova Sot Online)