‘E ftoi në shtëpi, biseduan për 3 orë’, Blero tregon si është raporti i ish-gruas me Afronën

  • G.G /
  • 05 October 2020 - 11:38
‘E ftoi në shtëpi, biseduan për 3 orë’, Blero tregon si është raporti i ish-gruas me Afronën

Së fundmi këngëtari i njohur Blero ka qenë i ftuar në një emision. Ai ka folur për karrierën, por edhe jetën private. Pas ndarjes me Teutën, Blero ka ruajtur me të marrëdhënie shumë të mira, edhe për hir të vajzës Tara. Por çfarë mendimi ka partnerja e tij, Afrona për këtë?

Blero tregoi se Afrona dhe Teuta kanë njê raport shumë të mirë.

I pyetur se a do të dilte në një darkë të përbashkët me Afronën dhe Teutën e bashkëshortin e saj, Blero ka treguar se do ta bënte këtë.

“Nëse ajo darkë është për Tarën sigurisht që po. Sepse Tara është qendra e botës dhe për të do të bëjmë gjithçka. Teuta dhe Afrona janë takuar më parë. Teuta e ftoi Afronën për darkë në shtëpi, dhe qëndruan për 3 orë bashkë duke biseduar. Meritat në këtë rast i ka Afrona, për mirëkuptimin që ka treguar për këtë situatë”, është shprehur Blero.

(Kosova Sot Online)