U arrestuan bashkë me Fjolla Morinën: Biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i këngëtares lënë qelinë!

  • G.g /
  • 05 October 2020 - 11:47
U arrestuan bashkë me Fjolla Morinën: Biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i këngëtares lënë qelinë!

Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë gjithë kësaj jave. Historia e këngëtares nisi pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës, sepse pas një kontrolli në makinë iu gjetën 2 pistoleta, njëra prej tyre ishte çakmak. Pas arrestimit ajo ju nënshtrua një kontrolli mjekësor dhe rezultoi se ishte 2-muajshe shtatzënë.

Njësoj si skenari i ndonjë telenovele, më vonë mjekët gjinekologë dolën në përfundimin se këngëtarja nuk ishte shtatzënë dhe se e kishte sajuar të gjithë këtë për t’i shpëtuar burgut. Mirëpo shtatzënë apo jo, Fjolla ja doli të mos përfundonte në burg, sepse gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kushtin që ajo të qëndronte në Kukës.

Së fundmi, dosja.al raporton se Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestua bashkë me këngëtaren dhe shoferi i kësaj të fundit, Fitim Muji, kanë lënë sot qelinë, 16 ditë pasi u vunë në pranga.

Gjykata e Kukësit, ka dhënë masën ‘detyrim paraqitjeje”, deri në përfundim të hetimeve për çështjen në fjalë, pavarësisht se sipas ekspertizës, në armën që mbante Fjolla Morina, nuk u gjetën gjurmë të Sylës dhe Mujit.

Kujtojmë se biznesmeni është pikërisht personi që i ka dhuruar këngëtares makinën Audi Q7.  Fisnik Syla është djali i biznesmenit të njohur shqiptar nga Kosova Agim Syla. Ata kanë në Belgjikë një rrjet prej 5 hotelesh, në zonën e Sint-Niklaas, ndërsa vet Fisniku është president i ekipit të futbollit FC Gerda Waasland.

Pas këtyre lajmeve, Fjolla ka reaguar nëpërmjet një statusi në InstaStory, duke mohuar lidhjen intime me këtë person.

Ndërkohë, Fjolla deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.

(Kosova Sot Online)