Loredana erdhi në Kosovë dhe u prit në aeroport nga Mozzik dora vetë!

  • G.G /
  • 05 October 2020 - 12:03
Loredana erdhi në Kosovë dhe u prit në aeroport nga Mozzik dora vetë!

Lajme të reja dhe shumë pozitive, sidomos për fansat, vijnë nga dyshja Mozzik-Loredana që ditët e fundit kanë pushtuar rrjetin pasi shenjat tregojnë se janë rikthyer sërish bashkë.

Ditën e djeshme Loredana ka fluturuar për në Kosovë dhe ndonëse motivet e vizitës së saj nuk dihen ende, fansat aludojnë vetëm për diçka: Rikthimi te Mozzik, pasi si duket nuk po i rezistojnë dot distancës.

Ata janë fotografuar të dy në aeroportin e Prishtinës dhe në shoqërinë e personave të njëjtë. Sipas fansave të këngëtares, reperi ka qenë për ta pritur atë në aeroport.

Epo, magjia e bluzave qenka shuar shpejtë (KLIKO) dhe tashmë malli ka bërë që të jenë bashkë madje Loredana të vijë deri në Kosovë, gjë që e bën rrallë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, u vu re se ata ndiqen në Tik-Tok dhe fill pas këtij lajmi në media qarkulloi një video ku dyshja shihej teksa bënte shopping në Gjermani.

E nëse për skeptikët këto shenja nuk thonë asgjë, detajistët vunë re se ata veshin rrobate njëri-tjetrit.

Sikur mos të mjaftonin këto, një foto e dyshimtë nga ditëlindja e Mozzik na bëri të mendojmë se ata e kanë kaluar bashkë këtë ditë të veçantë.

(Kosova Sot Online)