“Unë u dashurova, por ajo më përdori”- I dha fund fejesës pas dy muajsh, aktori hedh akuza ndaj Demi Lovatos dhe i bën thirrje: Ndalo! Jam njeri, kam ndjenja

  • G.G /
  • 05 October 2020 - 12:25
“Unë u dashurova, por ajo më përdori”- I dha fund fejesës pas dy muajsh, aktori hedh akuza ndaj Demi Lovatos dhe i bën thirrje: Ndalo! Jam njeri, kam ndjenja

Ish i fejuari i Demi Lovatos, Max Ehrich ka akuzuar këngëtaren se përdori ndarjen e tyre për marketing.

Aktori bëri akuzuat në një video live në Instagram, pasi fejesa e tyre dymujore mori fund papritur.

“Ndalo së më përdoruri mua si peng dhe rreng për marketing. Ndalo,”- tha ai, mesa duket duke iu drejtuar ish-partneres. “Mos më ngacmo. Ndalo së ngacmuari mamanë time, familje dhe njerëzit përreth meje për të na trembur. Bëj art, unë do të mbështes. Jeni të gjithë të shkëlqyer, jeni të mrekullueshëm. Po të them, më lër të qetë. Mjaft përdorët miliona dollarët tuaj për të shkruar lajme të rreme për mua. Unë jam njeri, jam njeri i gjallë. Marr frymë dhe kam ndjenja, kam gjak.”

Ai gjithashtu krahasoi veten me ish të fejuarin e Ariana Grande, Pete Davidson i cili u kritikua ashpër pas ndarjes nga këngëtarja.

“Është gjëja më e çmendur,”- tha aktori. “Kjo është përvoja më e çuditshme që shpresoj se askush nuk duhet ta përjetojë kurrë.” Sepse asnjë person nuk e meriton të ndihet kështu. Pete Davidson nuk e meritonte të ndihej në këtë mënyrë. Hapni sytë. Është një marifet i llogaritur PR. Unë jam këtu për të treguar të vërtetën time dhe mendoj se njerëzit e meritojnë atë. Është 2020-ta.”

Deklaratat e tij vijnë pas publikimit të këngës “Still Have me” të Demi Lovatos, disa ditë pas ndarjes.

“Unë isha i dashuruar. Mendova se kisha gjetur dashurinë e vërtetë, por zbulua se isha përdorur,”– tha Ehrich.

Ndërkohë Demi Lovato nuk ka bërë asnjë koment për ndarjen e saj të papritur nga aktori vetëm dy muaj pasi i tha “Po” propozimit të tij për martesë.

(Kosova Sot Online)