‘Ti më bën të çmendem’, reagon ashpër gruaja e Vidalit dhe poston këtë foto

  • G.G /
  • 05 October 2020 - 13:49
‘Ti më bën të çmendem’, reagon ashpër gruaja e Vidalit dhe poston këtë foto

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal në dhjetor të vitit të kaluara i dha fund lidhjes së dashurisë me bukuroshen, Sonia Isaza.

Edhe pse u distancuan një muaj më vonë, ata u rishfaqën së bashku në rrjetet sociale.

Që nga ajo javë kanë kaluar shumë kohë dhe çifti është rikthyer sërish.

Sonia ka ndarë një imazh me të cilin ka kërkuar të heshtë të gjithë ata që i akuzojnë kundër marrëdhënies mes futbollistit dhe gruas së re.

Në fotografi mund të shihni çiftin shumë pranë njëri-tjetrit.

Ajo e veshur me të brendshme dhe një këmishë të hollë që i bie poshtë shpinës.

Ai, me pantallona të zeza dhe asgjë sipër, duke ekspozuar të gjitha tatuazhet e tij.

“Çfarë mund të them?

Ky njeri më shtyn të çmendem, e dua për shkak të mënyrës si më trajton sepse ai është njeriu më spektakolar në këtë botë, baba i mirë, të dua!

Më bën të lumtur!

Pse flisni bla bla bla kot !!

Kam shumë më tepër për të thënë! Ja ku jemi!

Askush nuk do ta na dëmtojë ne, ka shkruar Sonia.

(Kosova Sot Online)