Dikur ‘çmendte’ vajzat, aktori turk transformohet në pamje dhe fansat nuk po e njohin më

  • G.G /
  • 06 October 2020 - 10:06
Dikur ‘çmendte’ vajzat, aktori turk transformohet në pamje dhe fansat nuk po e njohin më

Pasi u bë i famshëm me rolin e “Sarpit” në serialin “I infiltruari”, Çagatay Ulusoy u kthye në një nga aktorët më të pëlqyer nga publiku e sidomos nga vajzat për pamjen e tij.

Madje aktori u rendit në listën e aktorëve më të pashëm në Turqi, krah Kivanç Tatlitug apo Can Yaman.

Megjithatë Çagatay ka ndryshuar shumë dhe me pamjen e tij i ka habitur fansat.

Aktori ka festuar së fundmi, në 23 shtator ditëlindjen e tij dhe mbushi 30 vjeç. Në këtë ditë ai zgjodhi t’i falenderojë fansat me një postim në Instagram ku shfaqej me tortën e ditëlindjes. Të gjithë vëmendjen e mori pamja e aktorit, i cili thuajse nuk njihet.

Disa e kanë krahasuar aktorin me Pablo Escobar ndërsa të tjerë të habitur i kanë komentuar: “Vëlla ç’të ka ndodhur?”. “Jam shumë mirënjohës për kauzën e madhe që ju keni bërë në emrin tim. Teksa fryj këto qirinj, uroj që secili nga ju të jetë i shëndetshëm dhe i lumtur. Faleminderit të gjithëve”, shkruajti aktori krah fotos.

(Kosova Sot Online)