Modelja që u rrëmbye dy muaj më parë, gjendet në një varrezë masive në Meksikë

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 11:51
Modelja që u rrëmbye dy muaj më parë, gjendet në një varrezë masive në Meksikë

Mjekësia ligjore në Meksikë raporton se ka identifikuar trupin e një modeleje që u gjet në një varrezë masive bashkë me 6 persona të tjerë në veri të vendit.

24 vjeçarja Yessenia Alvarado, e cila punonte si modele, u rrëmbye nga dy persona të armatosur dhe maskuar më 18 gusht ndërsa po bënte pazar në Ciudad Obregon në Sonora.

Familja e saj deklaroi se rrëmbyesit e saj kërkuan para për lirimin e saj, por më pas ata nuk komunikuan më me ta.

Në 20 shtator, hetuesit nga agjencia kundër rrëmbimit morën një mandat kontrolli në një pronë në bashkinë e Cajemi ku gjetën dhe varrin masiv me 7 persona.

Familja e Alvadaro u njoftua dhe arriti të identifikonte 24 vjeçaren falë rrobave të trupit. Më pas kjo gjë u vërtetua dhe nga testi i ADN./A2CNN

(Kosova Sot Online)