“Nuk kemi kryer kurrë marrëdhënie”, Mariah Carey habit me deklaratën për ish-bashkëshortin miliarder

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 10:24
“Nuk kemi kryer kurrë marrëdhënie”, Mariah Carey habit me deklaratën për ish-bashkëshortin miliarder

Mariah Carey ka pohuar se marrëdhënia me ish-të fejuarin e saj miliarder, James Packer, “nuk kishte rëndësi”, pasi kurrë nuk bëri seks me të.

Këngëtarja 50-vjeçare zbuloi gjatë një interviste për “The Guardian” arsyen përse kjo marrëdhënie nuk ishte e përfshirë në autobiografinë e saj të kujtimeve, raporton “Mirror”.

“Nëse do të ishte një marrëdhënie e rëndësishme, do të ishte në autobiografi. Nëse jo, nuk ka ndodhur”,- është shprehur këngëtarja.

“Nuk kemi pasur marrëdhënie fizike, për të qenë e sinqertë me ju”,- pranoi Mariah.

Ajo nisi një lidhje me miliarderin në 2015-tën dhe u fejua me të 9 muaj më vonë. Por vetëm 9 muaj pas vendosjes së unazës, ata u ndanë.

Ndërkohë që Carey nuk ka preferuar të flasë, James ka treguar se marrëdhënia me këngëtaren ka qenë shumë toksike dhe prandaj i dhanë fund.

Edhe pse nuk e ka përfshirë Packer në autobiografi, ajo shkruan për kohën kur shoqërohej me lojtarin e bejsbollit, Derek Jeter, duke zbuluar se ai ishte “personi i dytë me të cilin kishte fjetur”.

Mariah gjithashtu flet për martesën me Tommy Mottola, nga 1993 në 1998 dhe se si prishja e marrëdhënies së tyre çoi në një grindje midis saj dhe yllit tjetër, Jennifer Lopez .

Ajo gjithashtu përmend lidhjen me aktorin Nick Cannon. Dyshja ishin martuar nga 2008 deri në 2016 dhe kanë dy fëmijë bashkë, binjakët Moroccan dhe Monroe, 9 vjeç.

(Kosova Sot Online)