Aktorja e famshme e serialeve turke po bëhet nënë për herë të parë!

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 10:35
Aktorja e famshme e serialeve turke po bëhet nënë për herë të parë!

Aktorja e njohur turke Oyky Karayel së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë!

Mediat turke kanë shkruar se ajo dhe bashkëshorti, Can Bonomo, po presin një fëmijë dhe se Karayel është tashmë dy muajshe shtatzënë.

Ky lajm i bukur vjen 2 vite pasi çifti u kurorëzua me martesë, më 11 korrik të vitit 2018.

Ata mbajtën një ceremoni tepër private buzë detit, megjithatë disa foto të dasmës së tyre arritën të përhapeshin në rrjet.

Oyky Karayel dhe Can Bonomo do të martoheshin më 24 Qershor por çifti shtyu ceremoninë e dasmës për shkak të zgjedhjeve që u mbajtën në Turqi.

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga aktorja për lajmin e bukur të pritjes së ëmbël.

Për shqiptarët, Oyku u bë e famshme me rolin e saj si “Xhemre” në filmin “Kuzey dhe Guney”.

(Kosova Sot Online)