“Tmerruese”, Kim rrëfen detaje për infektimin e Kanye-t me COVID-19

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 10:42
“Tmerruese”, Kim rrëfen detaje për infektimin e Kanye-t me COVID-19

Në fillim të këtij viti, reperi Kanye West rrëfeu se e kishte kaluar koronavirusin në shtëpi.

West tregoi se kishte parë video informuese se si mund ta kalonte virusin dhe pranoi se s’kishte qenë aspak mirë.

“Kisha të dridhura, temperaturë, kam bërë dushe të nxehtë dhe kam parë video informuese se si mund të kalohet koronavirusi në shtëpi. Mbaj mend që dikush më kishte thënë që Drake kishte koronavirusi dhe përgjigja ime ishte,” Drake nuk mund të jetë më i sëmurë se unë!”- rrëfeu ai më herët.

Bashkëshortja e tij Kim Kardashian e preku sërish këtë temë për “Grazia”, ku foli pa dorashka për mënyrën si e përjetuan infektimin e Kanye-t me Covid.

Ajo pohoi se reperi e kishte kaluar virusin në fillim të pandemisë kur ende s’e dinte askush ç’po ndodhte, ndaj kjo e kishte bërë akoma më të vështirë situatën e tyre.

“Kanye u infektua në fillim të pandemisë, kur askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte realisht. Ishte kaq e frikshme dhe e panjohur. Shkoja dhe i ndërroja rrobat dhe e ndihmoja që të ngrihej nga shtrati. Ishte sfiduese, sepse çdo gjë ishte e panjohur. Të ndërroja çarçafët me doreza dhe maskë ishte një periudhë tmerruese.”- ka rrëfyer ylli i “KUWTK”.

Prej kohësh në media u përfol për ndarje të çiftit që po shkonte deri në divorc, për shkak të problemeve të shumta që po hasnin këto kohë.

Por, Kim dhe Kanye “punuan” edhe njëherë për dashurinë dhe familjen e tyre, duke u rikthyer së bashku më të lumtur se kurrë.

Madje, Kim na e dëshmoi këtë me një foto në Instagram:

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

(Kosova Sot Online)