Cilit i ngjan më shumë? Në 1-vjetorin e lindjes, Granit Xhaka ndau pozat më të ëmbla të të bijës!

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 13:31
Cilit i ngjan më shumë? Në 1-vjetorin e lindjes, Granit Xhaka ndau pozat më të ëmbla të të bijës!

Në muajin tetor të vitit që lamë pas, futbollisti Granit Xhaka dhe partnerja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të parë.

Në jetë erdhi një vogëlushe të cilën vendosën ta pagëzojnë me emrin e veçantë, Ayana.

Koha kaloi shpejt dhe sot Ayana ka mbushur plot 1 vit nga ardhja në jetë.

Këtë moment të bukur, çifti ka dashur ta ndajë edhe me ndjekësit në rrjete sociale, duke publikuar poza të ëmbla të të bijës e cila është rritur goxha shumë.

“Gëzuar ditëlindjen princesha ime e bukur. Nuk mund ta besoj që u bëre 1 vjeç. Faleminderit që gjithmonë më bën të buzëqesh. Jam babai më i lumtur në botë prej teje”- shkruan Graniti krahas postimit.

Një urim i tillë plot sheqer s’ka munguar as nga partnerja e tij, Leonita.

Dyshja i ka realizuar të voglës një super set fotografik, ndërsa ne po përpiqemi të gjejmë se cilit prej prindërve i ngjan më shumë Ayana.

Si mendoni ju?

(Kosova Sot Online)