Një ditëlindje e “egër” si e Kim Kardashian, planet e miliarderes për 40-vjetor do ju lënë gojëhapur

  • G.G /
  • 08 October 2020 - 09:52
Një ditëlindje e “egër” si e Kim Kardashian, planet e miliarderes për 40-vjetor do ju lënë gojëhapur

Problemet dhe kufizimet për shkak të ‘Covid-19’ kanë bërë që Kim Kardashian mos ta festojë 40-vjetorin ashtu siç kishte menduar.

Në një intervistë të dhënë së fundmi Kim ka pranuar se e ka planifikuar dhe ideuar prej kohësh veshjen e saj për festën e ditëlindjes. “Kisha një plan shumë të mirë, doja që tematika e ditëlindjes të quhej ‘Egër’. 40-vjetori i egër i Miss West, doja të kisha një kostum në stil kauboj. Por nuk dua të harxhoj kohën për të organizuar një festë me 5 veta, kështuqë këtë ide do ta shfrytëzoj për vitin tjetër. Atëherë do të mbush 41, por mund ta quajmë ende sikur jam 40 apo jo?”, ka thënë duke qeshur Kim gjatë intervistës.

Kujtojmë se Kardashian ka pasur gjithmonë idetë më të “çmendura” përsa i përket veshjeve apo mbrëmjeve festive dhe duket se kjo traditë do të vazhdojë edhe për shumë vite.

(Kosova Sot Online)