Afërdita Dreshaj pas lajmit për shtatzëni, halla i bën dhuratë ushqimin tradicional

  • G.G /
  • 08 October 2020 - 10:40
Afërdita Dreshaj pas lajmit për shtatzëni, halla i bën dhuratë ushqimin tradicional

Këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, ditë më parë ka njoftuar se ajo dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl do të bëhen prindër për herë të parë.

Ata madje treguan se gjinia e foshnjës është djalë dhe dukeshin shumë të gëzuar.

Dyshja kanë pranuar urime të shumta dhe Afërdita ka vendosur ti falënderoj të gjithë njëzëri në emër të saj dhe bashkëshortit.

Më pas ajo publikoi disa nga dhuratat e veçanta dhe ajo e hallës së saj ishte me të vërtetë e veçantë.

Afërdita tregon se halla e saj si dhuratë i ka gatuar fli.

(Kosova Sot Online)