Zbulohen detajet e reja! Projekti i ri i Dafina Zeqirit është një diss!

  • G.G /
  • 08 October 2020 - 12:15
Zbulohen detajet e reja! Projekti i ri i Dafina Zeqirit është një diss!

Disa ditë më parë, këngëtarja Dafina Zeqiri mori vëmendjen e rrjetit me disa thumba në rrjete socale, ku fliste për zilinë dhe personat që pvrpiqeshin t’i bënin diss.

Ajo publikoi disa foto të sajat ndërsa krahas tyre shkroi:

“Jam e lodhur nga ato femra që pretendojnë se janë feministe, bërtasin për ndihmë. Dhe kur ju hap një derë? Ato të kthehen kundër dhe madje edhe përpiqen… është shumë për të qeshur… ato përpiqen të të bëjnë ‘diss’ ty”

Më tej ajo ju ka dhënë një këshillë të gjitha vajzave, duke treguar se jo çdokush që do ndihmojnë në jetë do ua kthejë me të njëjtën mënyrë. Megjithatë sipas eksperiencës së saj, Dafina thotë se Karma (what goes around comes around) vepron gjithmonë dhe nxjerr në shesh të vërtetën.

“Do të kem gjithmonë mbështetjen e vajzave të mia! Vajza jini vigjilente! Jo çdokush që ndihmoni është njeri i mirë! Karma ka një mënyrë shumë qeshararke për të zbuluar të vërtetën… Ti e di se kush je!”, ka shkruar këngëtarja, duke nënkuptuar se kujt i djegin fjalët e saj le t’i mbajnë.

Pavarësisht se ajo nuk ka dhënë emra konkret se kujt ja drejton këtë mesazh, duket se kjo do të jetë fabula e këngës që këngëtarja do të publikojë së shpejti. Në vijim të postimeve Dafina ka shkruar “Zili zili”, gjë që tregon se projekti i ri do të jetë një dedikim për artistet që ajo ka përshkruar dhe se me shumë siguri do të publikohet brenda pak kohësh.

Këtë lajm, këngëtarja e ka konfirmuar vetë sot në një postim në InstaStory, duke treguar për këngën e re që po vjen.

Në fakt, look-u në fotot e mësipërme do të jetë pamja e Dafinës në videoklipin e ri të “Zili zili”, ndërsa ende nuk është bërë e ditur një datë publikimi.

Mbetet të presim!

(Kosova Sot Online)