Të relaksuar më shumë se asnjëherë tjetër, Kim dhe Kanye vendosin të pushojnë në Republikën Domenikane

  • G.G /
  • 09 October 2020 - 10:33
Të relaksuar më shumë se asnjëherë tjetër, Kim dhe Kanye vendosin të pushojnë në Republikën Domenikane

Teksa kanë vazhduar pushimet e tyre në republikën domenikane, Kim Kardashian dhe Kanye West kanë shijuar një darkë së bashku me fëmijët e tyre.

Dyshja ka vendosur të shijojë plotësisht praninë e njëri-tjetrit dhe fëmijëve duke lënë në të shkuarën çdo problem të tyre. Kim ka treguar se është gati ta rikuperojë marrëdhënien me West pas problemeve të shumta me të, madje ajo ka shtuar se koha e kaluar me fëmijët do t’i ndihmojë të dy të përmirësojnë marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë se Kim dhe Kanye kanë hasur një sërë problemesh disa muaj më parë, por duket se çdo gjë ka mbetur në të shkuarën.

(Kosova Sot Online)