Burri i Aida Doçit ka qenë i martuar dhe ka një vajzë?

  • 09 October 2020 - 12:19
Burri i Aida Doçit ka qenë i martuar dhe ka një vajzë?

Ditë më parë këngëtarja e njohur  Aida Doçi ka bërë të ditur se është martuar me menaxherin e saj shumëvjeçar Naser Qeli.

Aida dhe Naseri kanë bashkëpunuar për vite me radhë, derisa, të njëjtit në vazhdimësi kishin mohuar zërat se përveç bashkëpunimit mund të jenë edhe në lidhje dashurie, por asnjëri nuk e kishe pohuar e as mohuar.

Vetëm dy javë më parë Aida ka njoftuar për fejesën me Naserin, kur publikoi fotografi me unazë në gisht nga Stambolli.

Martesa e tyre ndërkaq u përfol këtë javë, kur këngëtarja u pa e rregulluar si nuse.

Nuk dihet pse kjo nguti në martesën e çiftit, veçse ajo që merret vesh është se menaxheri i këngëtares, e tash partneri i saj kishte qenë i martuar edhe më herët.

Ai me 15 qershor ka publikuar një video me thënien ” Vajzat janë ilaq per shpirtë! Lum kush ka vajzaë “.

Aty ai e ka përmendur një vajzë me emrin Marigona Gashi. Ky është edhe mbiemri i tij.

Shihet se Aida Doçi e ndjek në Instagram vajzën e partnerit të saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Vajzat janë ilaq per shpirtë! Lum kush ka vajzaë @marigonagashi98

A post shared by Naser Qeli (@naserqeli) on

(Kosova Sot Online)