Jennifer Lopez është 51 vjeçe e duket perfekt, mund ta keni zili për bukuri por edhe për pasuri

  • G.G /
  • 09 October 2020 - 12:39
Jennifer Lopez është 51 vjeçe e duket perfekt, mund ta keni zili për bukuri por edhe për pasuri

Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez ka thënë se një vit më parë i ka bërë vetes një premtim, derisa ka pyetur njëkohësisht edhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale, se sa i mbajnë premtimet.

“Një vitë më parë unë i bëra një premtim vetëvetes… të dua veten time dhe të besoj në ëndrrat e mira pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhte … Sa i mbani ju premtimet”, ka shkruar ylli televiziv.

JLo thotë se ka një jetë të lumtur përkrahë të fejuarit të saj, Alex Rodrigues, dhe se të qenurit nënë e dy fëmijëve e bënë tejet të veçantë atë.

Pasuria e përbashkët e çiftit llogaritet të jetë rreth 850 milion dollar.

Ndër vite, ajo vazhdon të jetë idol i njerëzve të shumtë, anë e kënd botës. Ndonëse 51 vjeç, ajo po mbahet në super formë.

(Kosova Sot Online)