Victoria Beckham do të dizajnojë fustanin e bardhë për nusen e djalit

  • G.G /
  • 09 October 2020 - 13:00
Victoria Beckham do të dizajnojë fustanin e bardhë për nusen e djalit

Brooklyn Beckham para pak muajsh zyrtarizoi me fejesë lidhjen e tij me aktoren Nicola Peltz. Tashmë ata të dy kanë nisur të planifikojnë martesën dhe duket se kanë menduar gjithçka me detaje.

21-vjeçari mendon të organizojë dy dasma me aktoren 25-vjeçare, sepse mendojnë që të kurorëzohen në të dyja anët e Atlantikut. Thuhet se Brooklyn po mendon që të gjithë organizimin ta realizojë brenda familjes dhe dy vëllezërit e tij Romeo e Cruz do të jenë shoqëruesit e tij. Ish-futbollisti, David Beckham do të qëndrojë pas dy ceremonive, ndërsa Victoria Beckham do të kujdeset që të stilojë fustanin e nusërisë së Nicola-s.

Një mik i Brooklyn ka treguar se ai është shumë i fokusuar pas familjes dhe se të gjithë janë mjaft të lidhur me njëri-tjetrin. Martesa mes Beckham dhe Peltz pritet të jetë një nga ceremonitë më të famshme të 2021-shit dhe Brooklyn i beson vetëm familjes së tij për planifikimin.

Thuhet se ceremonia në Amerikë do të mbahet nën masa më të rrepta sigurie se sa ajo në Britani.  Fustani do të dizajnohet posaçërisht për Nicolan nga studioja e Victoria Beckham dhe skicat e para janë gati. Kjo do të jetë hera e tretë që ish-pjesëtarja e grupit Spice Girls do të prodhojë një fustan për një personazh të famshëm. Në vitin 2016-të Eva Longoria i kërkoi që t’i stilonte fustanin e nusërisë, ndërsa Meghan Markle veshi një fustan të Victtoria Beckham për ditën e Krishtlindjes.

(Kosova Sot Online)