Veturat super luksoze të Loredanes

  • A.P /
  • 09 October 2020 - 20:05
Veturat super luksoze të Loredanes

Ka qenë tema kryesore në mediat rozë nga skandali me çiftin zvicerane të cilët e akuzuan që mori nga ta 700 mijë franga.

Por, Loredana tashmë e ka lënë prapa krahëve këtë histori dhe si duket ka rregulluar raportet me akuzuesen Petra Z., me të cilën pak javë më parë postoj një fotografi ku të dyja shiheshin të buzëqeshura.

Dhe pavarësisht dëmshpërblimit prej mbi 400 mijë frangave që thuhet se Loredana ka paguar çiftin zviceran, kjo nuk e ndalon reperen shqiptare që të bëjë një jetë super luksoze.

Image

Kjo gjë bije në sy në secilin postim që ajo bën, udhtime, veshje të markave më të shtrenjta dhe makina luksoze.

Edhe në postimet e fundit, Loredana ka treguar se është e “dashuruar” pas makinave të saj duke treguar dy nga to, njëri me ngjyrë të zezë dhe një të bardhë.

Reperja e famshme shqiptare duket se nga fama që ka në vendet gjerman folëse, por edhe në ato shqiptare, e ka luksin që të “qeras” vetën me këto “bisha” të cilat nuk lë rast pa i treguar.

Image

(Kosova Sot Online)