Bebe Rexha flet për herë të parë rreth të dashurit: Mendoj se është i duhuri

  • G.G /
  • 10 October 2020 - 09:23
Bebe Rexha flet për herë të parë rreth të dashurit: Mendoj se është i duhuri

Bebe Rexha ka folur rreth të dashurit të ri.

Bebe Rexha ka folur për këngën e saj të re dhe për të dashurin e ri, shkruan Entertainment Tonight,.

Këngëtarja 31-vjeçare i ka mbajtur private shumicën e detajeve në lidhje me romancën e saj, ajo së fundi foli haptas në një intervistë për “Entertainment Tonight”, ku foli për ato që pëlqen më shumë tek i dashuri i saj.

Dyshja kanë filluar lidhjen në mars, gjatë kohës së njëjtë kur vendi u mbyll për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Unë nuk kam qenë e vetmuar gjatë karantinës”, i tha Rexha, Lauren Zima të ET. “Unë kam një njeri shumë të mrekullueshëm në jetën time tani dhe ai është kaq i mahnitshëm. Unë jam shumë mirënjohëse për të dhe thjesht po shijoj jetën time dhe shoh ku shkon”.

“Ne (familja) e pëlqejmë këtë djalë. Mendoj se ai është i duhuri. Është me të vërtetë i mirë. Është i dashur, kujdeset për mua, më kupton sa i përket karrierës. Familjes sime po i pëlqen. Ai është thjesht një person i mahnitshëm dhe më bën të lumtur! Thjesht ndihem mirë”, shtoi këngëtarja.

Derisa bëri një paraqitje në Instagram, këngëtarja thotë se nuk është akoma e gatshme të dalë publikisht me të.

“Përderisa nuk kam një unazë në gishtin tim, ju nuk do të keni një postim në rrjete sociale dhe kjo është e vërteta!”, deklaroi Bebe me shaka.

Një prej arsyeve përse po e mban jetën private larg publikut është edhe fakti që lidhje e kaluara të saj u ndikuan nga rrjete sociale.

Bebe thotë se kënga “I’m jealous” i shpjegon të gjitha këto gjëra.

“Unë kam një marrëdhënie dashuri-urrejtje me mediat sociale,” pranoi Rexha. “Unë e dua atë sepse mund të flas me fansat e mi dhe të shoh se çfarë po ndodh me ta, por më pas ju shihni gjëra që nuk doni t’i shihni”, thotë artistja, e cila shton se aty sheh gjëra që nuk ke dëshirë t’i shohësh, veçanërisht kur je në lidhje, transmeton lajmi.net.

Rexha mendon se rrjetet sociale sjellin probleme në çift, andaj dëshiron të qëndrojë larg tyre me partnerin.

Lidhur me këngën e re, ajo tha se ishte emocionuese të kthehej, pasi karantina vështirësoi gjithçka, madje ishin testuar disa herë gjatë xhirimeve.

(Kosova Sot Online)