Kështu po e kalojnë fundjavën Genta dhe i dashuri i saj turk

  • G.G /
  • 10 October 2020 - 13:26
Kështu po e kalojnë fundjavën Genta dhe i dashuri i saj turk

Genta Ismajli publikoi fotografi pranë partnerit.

Genta Ismajli dhe i dashuri i saj, Huseyin Usta po e shijojnë në maksimum lidhjen e dashurisë.

Çiftin i shohim shumë shpesh teksa udhëtojnë në destinacione të ndryshme, ndërsa nuk i harrojnë fansat për t’i azhurnuar me fotografi të reja.

Në fotografitë e fundit, Genta dhe Usta shfaqen të veshur me veshje sportive, teksa po qëndronin pranë njëri-tjetrit.

Dyshja kanë udhëtuar së fundi në Alpet zvicerante, teksa po shijojnë bukuritë e atij vendi.

Genta muaj më parë është përfolur për një shtatzëni të mundshme, por një gjë të tillë ende nuk e ka konfirmuar. 

(Kosova Sot Online)