E zhdukur prej një viti, modelja e njohur gjendet rrugëve të Rios

  • G.G /
  • 10 October 2020 - 17:10
E zhdukur prej një viti, modelja e njohur gjendet rrugëve të Rios

Deri para një vit, ajo ishte një yll në ngjitje.

Sfilonte në pasarelat më të rëndësishme të botës dhe kishte dalë në kopertinat e disa revistave të rëndësishme, se “Elle”, “Glamour”, apo “Grazia”.

Por Eloisa Pinto Fontes, 26 vjeç, u zhduk në mënyrë misterioze.

Burri dhe prindërit e modeles braziliane që jetonte në Nju Jork, denoncuan zhdukjen e saj në polici dhe për një vit, nuk dinin se çfarë ndodhi me të.

Ajo është gjetur një ditë më parë, rrugëve të Rios në Brazil.

Kanë qenë banorët e zonës ku është gjetur, që kanë njoftuar policinë, pasi u shqetësuan kur panë një vajzë të re që vinte vërdallë rrugëve për dy ditë, vetëm me shapka.

Pas verifikimeve, policia arriti në përfundimin se ajo është ish-modelja e famshme.

Në momentin e shoqërimit në polici, ajo ishte në gjëndje të pavetëdijshme dhe mendonte se policët do ta grabisnin.

Mendohet se ajo ka kaluar në depresion për shkak të suksesit të arritur dhe për policinë, është e habitshme se si ajo ka mundur të mbijetojë për një kohë kaq të gjatë rrugëve të Brazilit.

Edhe pse, sipas raportimeve mediatike, mendohet se për disa muaj ajo ka qenë e lidhur dhe ka bashkëjetuar me një mashkull.

(Kosova Sot Online)