I bën presion për tu martuar, Capital T lançon këngën kushtuar nënës dhe zbulon sekretin se …

  • G.G /
  • 12 October 2020 - 10:03
I bën presion për tu martuar, Capital T lançon këngën kushtuar nënës dhe zbulon sekretin se …

Këngëtari i zhanrit rap Capital T, kohë më parë kishte paralajmëruar për një këngë të re, pikërisht kjo këngë zbulohet para se t’a lançojë dhe pa planifikim.

Mbrëmë në edicionin e “Mbrëmjet e Lajmeve” u zbulua kënga më e re e Capital T ende pa u lançuar. Gjithmonë jemi mësuar që këngët e Capital T t’i kushtohen femrave, luksit, parave mirëpo me këtë këngë, rap artisti na ka befasuar kësaj radhe, pasi vjen me këngë kushtuar nënës.

Kënga titullohet “Fjalët e nënës” edhe pse ndër rreshta ceket edhe si nëna e tij i kërkon që të martohet. “Mbrëmjet e Lajmeve” është emision satirik në një nga kanalet televizive të Kosovës, qëllimi i të cilit është që të argëtojë publikun, duke satirizuar ngjarjet ditore në vend si ato politike dhe sociale.

(Kosova Sot Online)