Luana tregon se nuk është aspak xheloze për Dafina Zeqirin

  • G.G /
  • 12 October 2020 - 10:24
Luana tregon se nuk është aspak xheloze për Dafina Zeqirin

Prej kohësh moderatorja Luana Vjollca është në një lidhje me biznesmenin Krenar Çoçaj, nga Kosova.

Mirëpo, për Dafina Zeqirin, ky emër nuk është i panjohur pasi këngëtarja ka qenë në një romancë me të, e cila mbaroi në vitin 2011 para se ai të njihej me Luanën.

Kjo ka bërë që Luanën dhe Dafinën ti shohim me syrin ‘e partneres dhe ish partneres’ së Krenarit.

Por, fansat kanë vënë re që mbase mes Luanës dhe Dafinës marrëdhëniet nuk janë të mira, duke u nisur nga fakti që prej katër vitesh Dafina nuk ka qenë asnjëherë pjësë e programit “Shiko kush luan”.

Mirëpo në puntatën e fundit të programit, Dafina u përmend nga moderatori Labi, i cili zgjodhi Dafinën si këngëtaren më të mirë në tregun tonë muzikor.

Dhe reagimi i Luanës nuk është aspak siç mund ta mendojmë.

Ajo e duartrokiti këtë përgjigje të Labinotit, duke treguar se çfarë ka ndodhur në të kaluarën i përket të kaluarës dhe duke e pohuar atë që ai tha.

Me sa duket, Luana nuk është aspak xheloze për Dafina Zeqirin.

(Kosova Sot Online)