Si e priti Jakub lajmin për bebin dhe si kanë shkuar këto muaj për të? Afërdita zbulon detaje të shumta për shtatzëninë

  • G.G /
  • 13 October 2020 - 10:07
Si e priti Jakub lajmin për bebin dhe si kanë shkuar këto muaj për të? Afërdita zbulon detaje të shumta për shtatzëninë

Pak ditë më parë, Afërdita Dreshaj tregoi se është në pritje të ëmbël për herë të parë. Ajo dhe Jakub zbuluan për të gjithë se shumë shpejt do të bëhen prindër të një djali. Kurioziteti i ndjekësve rreth shtatzënisë së këngëtares është i madh, ndaj së fundmi ajo ka vendosur t’ju përgjigjet në “Instastory”. Afërdita tregoi se bebi erdhi me plan, madje ata nuk e besonin sepse ndodhi menjëheë. Afërdita zbuloi gjithashtu reagimin e parë të Jakub kur ajo i dha lajmin e bukur. “Ai nuk mund ta besonte!

Unë po bërtisja dhe i tregova atij testin, ai tha: ‘Nuk të besoj’, derisa doktori tha PO”. Këngëtarja është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe kjo i ka befasuar të gjithë, pasi ajo është në super formë dhe barku nuk i duket fare.

Gjithashtu Afërdita ka treguar se 3-mujori i parë ka qenë mjaft i mbarë për të, ndryshe nga vështirësitë që hasin femrat zakonisht. Ndërsa përsa i përket lindjes, Afërdita preferon të bëjë lindje natyrale. E pyetur nëse dyshja e ka menduar emrin, Afërdita ka pohuar se nuk e kanë vendosur ende këtë detaj dhe se kjo zgjedhje tashmë është e vështirë.

(Kosova Sot Online)