Këngëtari i njohur është gay? Zbulohet e vërteta e fotos që bëri xhiron e mediave

  • G.G /
  • 13 October 2020 - 12:35
Këngëtari i njohur është gay? Zbulohet e vërteta e fotos që bëri xhiron e mediave

Një foto e publikuar nga Dagospia ka bërë xhiron e mediave italiane këto ditë dhe ka ndezur një debat mbi lajmet “fake news” që qarkullojnë në media.

Në foto shihej një burrë, i cili u tha se ishte këngëtari italian Luciano Ligabue, teksa puthej me një burrë tjetër.

Portreti i tij ishte fshehur, por në artikull thuhej se ai ishte Ligabue, madje titulli i artikullit ishte: “Kush është këngëtari i famshëm italian që puthet me një mashkull?”.

Këngëtari e ka përgënjeshtruar lajmin në skenën e Teatrit Asioli di Correggio, gjatë prezantimit të librit autobiografik “È andata così”.

Duke iu drejtuar publikut, Ligabue u shpreh:

“Ajo që unë dua t’u bëj të ditur të gjithëve është se dëmi që lajmet e rreme shkaktojnë nuk është vetëm ndaj atyre që fusin në mes, por edhe ndaj atyre që i lexojnë, të cilët do të përfundojnë duke kuptuar gjithnjë e më pak se ku mbaron e vërteta dhe ku fillon gënjeshtra. Unë ju këshilloj që të mbani antenat tuaja të ngritura gjithnjë e më shumë, nuk ka asnjë mënyrë tjetër nëse doni ta keni vizionin për botën afër një pamjeje të shëndetshme të botës”.

Me pak fjalë, burri në foto nuk është Luciano Ligabue.

(Kosova Sot Online)