U nda nga bashkëshorti pas dhjetë vitesh martesë, Meghan Fox prezanton të dashurin me fëmijët e saj! Ja ç’plane kanë për të ardhmen

  • G.G /
  • 13 October 2020 - 13:26
U nda nga bashkëshorti pas dhjetë vitesh martesë, Meghan Fox prezanton të dashurin me fëmijët e saj! Ja ç’plane kanë për të ardhmen

Meghan Fox dhe Machine Gun Kelly (MGK) thuhet se kanë bërë një hap të madh në marrëdhënien e tyre, pasi bukuroshja e ka prezantuar reperin me fëmijët e saj, sipas “Mirror”.

Aktorja 34-vjeçare ka 3 djem: Noah Shannon, shtatë vjeç, Bodhi Ransom, gjashtë vjeç dhe Journey River, tre vjeç, të cilët i ndan me ish-partnerin e saj, Brian Austin Green.

Një burim i tha “People”: “Megan mendoi se ishte një hap i natyrshëm, pasi lidhja e tyre po bëhet më serioze.

Ata janë të përkushtuar në marrëdhënien e tyre dhe ky nuk është vendim i marrë në një çast të caktuar. Ata po planifikojnë një të ardhme së bashku.”

Çifti duket shumë i dashuruar në postimet e fundit në rrjete sociale.

Ata dolën për herë të parë bashkë në publik në verë, gjatë kohës kur Meghan konfirmoi edhe ndarjen nga bashkëshorti, pas 10 vitesh martesë.

(Kosova Sot Online)