
Lexoni edhe:
Interpretim mbreslënës nga Mihrija: 'Vyshken gjethet në Qershor, dimri më fillon n'shtator'
Bebe Rexha po shënon suksese të një as njëshme në tregu e muzikës botërore dhe s’e ka ndërmend të ndalet.
Artistja me prejardhje shqiptare së fundi publikoi bashkëpunimin me reperen, Doja Cat “Baby I’m Jealous”, e që po pritet jashtëzakonisht mirë nga adhuruesit.
Vetëm pak ditë nga promovimi, ky projekt tashmë ka mbi 10 milionë klikime vetëm në kanalin YouTube, por kjo nuk është e gjitha.
“Baby I’m Jealous” po ashtu është renditur e para në listën e këngëve “top trend” të platformës muzikore Spotify.
Kështu bëri të ditur edhe vetë Bebe në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: Bebe Rexha dhe Doja Cat, ‘Baby, I’m Jealous’ është numër një në top 10 debutimet globale. Këto këngë kanë bërë hapjen më të madhe të vikendit rreth e rrotull botës.
Ndryshe, së fundi Bebe bëri publike edhe lidhjen e dashurisë.
(Kosova Sot Online)