Ja kush i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit

  • A.P /
  • 13 May 2026 - 11:02
Ja kush i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit

Klubi turk Galatasaray S.K. ka bërë një ofertë zyrtare ndaj këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa, për të performuar në festimet e titullit kampion që pritet të mbahen në Stamboll, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportimeve, oferta e klubit kap vlerën e rreth 2 milionë dollarëve për interpretimin e katër këngëve gjatë ceremonisë festive, e cila do të shënojë suksesin e sezonit për gjigantin turk.

 

Ftesa ndaj artistes shqiptare nuk shihet vetëm si një lëvizje marketingu, por edhe si një element simbolik i lidhur me historinë dhe identitetin e klubit. Galatasaray S.K. shpesh përmendet në disa media dhe qarqe tifozësh si “skuadra e shqiptarëve të Stambollit”, për shkak të lidhjeve historike të themelimit të saj.

Klubi u themelua në vitin 1905 nga Ali Sami Yen, i cili në disa burime historike përmendet si i lidhur me figurën e rilindasit shqiptar Sami Frashëri, duke i dhënë kësaj historie një dimension kulturor që shpesh theksohet nga tifozët shqiptarë dhe turq.

Nëse marrëveshja finalizohet, performanca e Dua Lipës do të ishte një nga momentet më të spikatura të festimeve të titullit kampion në Stamboll.

Image

(Kosova Sot Online)