Ermal Fejzullahu e ka refuzuar bashkëpunimin e parë me Fifin për një arsye të thjeshtë: I kam thënë kjo këngë…

  • G.G /
  • 14 October 2020 - 09:57
Ermal Fejzullahu e ka refuzuar bashkëpunimin e parë me Fifin për një arsye të thjeshtë: I kam thënë kjo këngë…

Vetëm pak ditë më parë dy këngëtarët e njohur, Ermal Fejzullahu dhe Fifi sollën bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar ‘Përjetësi’. Kënga u prit mjaft mirë nga ndjekësit dhe deri më tani numëron miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’.

Së fundmi në një intervistë për në Dukagjini Ermali ka treguar se bashkëpunimi i tyre mund të kishte ndodhur më herët, por nuk ka qenë projekti i duhur muzikor.

“Ideja ka lindur shumë spontanisht. Me Fifin kemi qëndruar bashkë nëpër xhirime dhe emisione të ndryshme. Unë e vlerësoj shumë si vokal dhe tekstshkruese, Fifin. Më ka thënë se kam dëshirë të bëjmë bashkë një këngë. Edhe unë i kam shprehur dëshirën për të bërë bashkë një këngë. Ma ka dërguar një këngë tjetër para kësaj. I kam thënë se kjo nuk është për ne. I kam thënë se duhet të bëjmë diçka që është më artistike dhe që do ta “shkrinim” në këndim. Jemi dakrorduar dhe në momentin që ma ka dërguar tekstin e këngës “Përjetësi”, i kam thënë: Pikërisht kjo është për ne”, ka pohuar Fejzullahu gjatë intervistës.

Kujtojmë se kënga e publikuar nga dyshja e artistëve është publikuar vetëm 3 ditë më parë dhe numëron 2.1 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’.

(Kosova Sot Online)